Me festën pas golit, Higuain bëhet “gaz i botës”

Futboll 23 Prill 2019 08:03

Gonzalo Higuain është bërë “gaz i botës” me festën pas golit ndaj Burnleyt, në ‘Stamford Brdige’.

Chelsea nuk arriti të marrë më shumë se një pikë ndaj Burnleyt në shtëpi, duke mos shfrytëzuar kështu gabimet e Arsenalit, Manchester Unitedit e Tottenhamit, që pësuan humbje këtë fundjavë.

Në Londër, Chelsea u ndal nga ekipi i 15-të në tabelë, në barazim 2:2, shkruan Insporti

Gonzalo Higuain realizoi golin e epërsisë për londinezët, për 2:1 pas asistimit të Cesar Azpilicueta.

Por, festa e argjentinasit pas golit, mori gjithë vëmendjen në rrjete sociale.

Ai ka vrapuar në turmën e tifozëve, ku më pas koka e tij përfundon në gjoksin e një gruaje.

Shikojeni në videon e mëposhtme. /Insporti.com/