“Me Griezmannin në ekip Barcelona do ta fitojë Ligën e Kampionëve”

Futboll 21 Korrik 2019 17:51

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo beson që me transferimin e Antoine Griezmannit në ekip, Barcelona ka më shumë mundësi që ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Griezmanni pas De Jongut i është bashkuar Barcelonës dhe ka disa spekulime që mund të rikthehet në ekip edhe braziliani Neymar.

“Barcelona është gjithmonë favorite, kjo ishte edhe pa transferimin e Griezmannit, mirëpo me transferimin e tij mundësitë janë rritur. Kjo do të thotë padyshim se Barcelona do të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve apo ta fitojë atë”, deklaroi Rivaldo.

Barcelona që nga viti 2015 nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve, derisa në dy edicionet e fundit është eliminuar me përmbysje rezultati, përkundër fitoreve të thella në takimet e para.