“Me Hazardin e Neymarin Reali do të fitojë Ligën e Kampionëve”

Futboll 14 Gusht 2019 11:45

Ish-ylli i Barcelonës dhe Realit, Gheorge Hagi beson se Neymar mund të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

“Los Blancos” janë në bisedime me yllin brazilian, derisa së fundmi është përfolur edhe për një rikthim të tij në Barcelonë.

“Mund ta fitojnë lehtë, pa asnjë dyshim. Nëse transferojnë Neymarin dhe me Hazardin në ekip, do të fitojnë Ligën e Kampionëve. Zidane duhet të gjejë një vend për secilin, por është një trajner i mrekullueshëm. Duhet vetëm t’i motivojë”, deklaroi ai.

Hazardi u transferua te Reali këtë verë për 100 milionë euro.

Ndërkaq, Neymari që kaloi te PSG-ja në verën e vitit 2017, nuk ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve me ekipin parisien, apo edhe Topin e Artë.