Me iniciativën e djaloshit nga Drenasi, Superliga e Kosovës pranohet në lojën e njohur virtuale ‘OSM’

Futboll 23 Maj 2020 21:03

I riu nga Drenasi, Leonard Isufi është një nga lojtarët më të mirë në botë në njërën prej lojërave virtuale sportive më të njohura, “Online Soccer Manager”.

Me iniciativën e djaloshit nga Drenasi, e në bashkëpunim me disa shokë të tij ata  organizuan disa peticione e ku arritën që edhe Kosovën ta fusin në këtë lojë.

Superliga e Kosovës në Futboll është pranuar falë këtyre djelmoshave në njërën prej lojërave virtuale sportive më të njohura në botë, “Online Soccer Manager”.

Tash e tutje në këtë lojë “OSM” mund të perzgjidhen edhe ekipet kosovare.

-->