Me këngën e Adem Jasharit, Krasniqi festoi titullin e botës

Boks 11 Tetor 2020 12:56

Boksieri shqiptar Haxhi Robin Krasniqi mbrëmë shënoi një sukses historik për shqiptarët duke u shpallë kampion i botës, pasi mposhti me nokaut boksierin gjerman, Dominic Boesel.

Krasniqi e mbylli meçin në rundin e tretë, pasi e nokautoi kundërshtarin e tij, Boesel me një goditje të fuqishme. Ndërkaq, sot Krasniqi së bashku me stafin e tij, kanë festuar triumfin e madh në boks.

Kujtojmë se rekordi i Robin Krasniqit është 51 fitore, 6 humbje dhe 19 KO, ndërsa Boesel tani ka një rekord prej 30 fitoreve, 2 humbjeve dhe 12 KO.

-->