Me këtë lëvizje, Messi e bëri ‘horë’ kundërshtarin në Copa America

Futboll 20 Qershor 2019 15:06

Lionel Messi u largua i zhgënjyer nga fusha pas ndeshjes kundër Paraguait, mirëpo një ndjenjë të tillë ia kishte shkaktuar mesfushorit kundërshtar Richard Sanchez edhe gjatë ndeshjes, kur e kishte hutuar me një lëvizje të tij.

Gjatë pjesës së parë të përballjes mes Argjentinës dhe Paraguait, që përfundoi me rezultat 1:1, superylli i Barcelona e mori topin dhe Richard Sanchez tentoi ta ndalonte atë.

Por, Messi ishte i gatshëm për “dyluftimin” me mefushorin 23-vjeçar dhe lëvizja e tij në anën e majtë të fushës e la Sanchezin të habitur.

Pamjet e këtij driblimi të Messit janë bërë virale nëpër rrjetet sociale.