“Me mend të tifozëve” – shikoni tash si reagojnë për Xhakën

Futboll 02 Janar 2020 23:36

Tifozët e Arsenalit i kanë zgjatur festimet e vitit të ri, meqë fitorja ndaj Manchester Unitedit, për ta ishte dhurata më e mirë e mundshme për start të mbarë të 2020-ës.

Futbollisti kosovar i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ishte një ndër më të mirë dalluarit në këtë fitore dhe nja shfaqje e mirë e tij ka mjaftuar që fitozët, të cilët e shanin dikur, ta ndërrojnë mendjen e për të.

Arsenal Fan TV ka bërë një anketë me tifozë dhe aty vërehet se kur përmendet emri i Xhakës reagimet janë super pozitive dhe të kundërta me ato të para disa javëve.

Trajneri Mikel Arteta ka deklaruar pas ndeshjes se ka biseduar me Xhakën dhe ai do të rrijë në Arsenal deri në fund të këtij edicioni duke e mburrur për cilësitë si lojtar.

-->