Më në fund flet Neuer – tregon se a do të largohet nga Bayerni

Futboll 10 Shkurt 2020 10:04

Kohët e fundit ka pasur zëra për largimin eventual të portierit Manuel Neuer nga skuadra e Bayern Munich.

Këto zëra u shtuan edhe më shumë pasi Bayerni transferoi portierin e Schalke Alexander Nubel në një transferim të lirë, me 23-vjeçarin i cili bashkohet me skuadrën në fund të edicionit.

“Plani im është që të vazhdoj të luaj futboll për Bayern, dhe Alex Nubel do të jetë me ne nga vera, atëherë do të vazhdojë. Nuk ka asgjë që mund të themi për momentin”, tha Neuer për Sky Sport.

Marrëveshja aktuale e Neuerit me kampionët e Bundesligës skadon në fund të sezonit 2020/21.

-->