Më në fund ka fituar Peja, mposht Vëllaznimin

KB Peja më në fund e ka gjetur formulën e fitores, duke triumfuar ndaj KB Vëllaznimit.
KB Peja ka triumfuar ndaj KB Vëllaznimit me rezultatin 83 – 67 në Karagaç të Pejës, në kuadër të xhiros së 14-të të Princ Caffe Superligës.
Pejanët avancuan në katër çerekët me rezultat, 15-14, 25-19, 21-13, 22-21.
Lojtarët më të dalluar ishin Walters nga Peja i cili shënoi 26 pikë total dhe Cartwright me 21 pikë, ndërsa Jackson për Vëllaznimin i cili shënoi 21 pikë dhe bëri 10 asistime.
Tani, Peja qëndron në pozitën e dytë me pikë të njejta me liderin, Rahoveci, përkatësisht me 23 pikë total, por që “Vreshtarët” kanë për të zhvulluar derbin ndaj Yllit sot në orën 17:00.
Ndërsa KB Vëllaznimi qëndron në pozitën e gjashtë me 18 pikë total. /Insporti/