Më në fund një lajm i mirë për Rashicën, sheh dritë në fund të tunelit!

Futboll 06 Dhjetor 2018 14:00

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, pritet të jetë titullar për Werder Bremenin kundër Dusseldorfit.

Ndeshja Werder Bremen – Dussseldorf zhvillohet të premten, në kuadër të xhiros së 14-të të Bundesligës gjermane.

Rashica, i cili po vuan për minuta, duket se do të ketë shansin e tij.

Mediet gjermane raportojne se trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt, ka vendosur që të startojë me 22-vjeçarin në ndeshje e radhës, mundësi e artë për t’i treguar se meriton të jetë më shumë në fushë se në stol, raporton Insporti.

“Trajneri i Werder Bremenit pritet të bëjë disa ndryshime në mbrojtje, por edhe në sulm. Milot Rashica dhe Florian Kainz pritet të jenë në dy krahët e sulmit të Werder Bremenit për ndeshjen kundër Dusseldorfit. Paraqitja e Rashicës në këtë ndeshje do të jetë rast i mirë për t’u treguar i suksesshëm”, ka shkruar “meinwerder.de”.

Futbollisti i Kosovës ka bërë vetëm gjashtë paraqitje për Werder Bremenin këtë edicion në Bundesliga, duke shënuar një gol (i vlefshm për tri pikë) dhe ka kontribuar me një asistim.

Pas 13 xhirove, Werderi gjendet në vendin e nëntë me 18 pikë, kurse Dusseldorfi është në pozitën e fundit me nëntë pikë. /Insporti.com/