Më pak se një orë nga emërimi i tij, tifozët e Tottenham kërkojnë largimin e Mourinho

Futboll 20 Nëntor 2019 11:05

Jose Mourinho është emëruar trajner i Tottenham në mëngjesin e sotëm, duke e zëvendësuar trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino, shkruan Insporti.com.

Mourinho është bërë trend në rrjetin social Twitter brenda pak orësh. Megjithatë, nuk është bërë për shkak se është emëruar trajner i Spurs, por për shkak se tifozët e klubit londinez kërkojnë largimin e tij.

FBL-ENG-PR-WEST HAM-MAN UTD

 

“Nuk mund të pres që të nënshkruajmë me Matic në janar për 75 milionë funte dhe të shkëmbejmë Kane për Lukaku dhe Mata. #mourinhoout”, ka shkruar një tifoz në Twitter.

 

Një tjetër ka shkruar: “Kam mbështetur Spurs tërë jetën time dhe jam mësuar me zhgënjime të vazhdueshme por kjo është mbi të gjitha. #mourinhoout”.

 

Mourinho duhet të punojë shumë që  tifozët e  “Gjelave” ta mbështesin, pasi duket se ata nuk janë edhe aq të kënaqur me emërimin e tij.

Portugezi në të kaluarën ka qenë trajner i rivalit lokal, Chelsea dhe Manchester United, pra Tottenham është klubi i tretë anglez që ai do të drejtojë.

Mourinho ka fituar tri herë titullin e Premier Ligës me Chelsea. /Insporti.com/

-->