Me paterica në duar, Spinazzola përcillet mes lotësh nga kampi i Italisë

Futboll 03 Korrik 2021 18:06

Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Spinazzola, u lëndua gjatë ndeshjes kundër Belgjikës dhe me lot në sy u largua me barrelë nga fusha, duke përfunduar aventurën në “Euro 2020”, shkruan Insporti.

Ai pasditen e së shtunës është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij dhe është larguar nga kampi i Italisë.

Spinazzola gjatë ndarjes me shokët e kombëtares dhe stafin pati shumë emocione.

Një respekt dhe dashuri e madhe në këtë ekip që po synon ta rikthej lavdinë në futbollin italian.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se si Spinazzola përcillet nga shokët e skuadrës pasi do të largohet nga kampi ‘’axurr’’ i dëmtuar. Nuk mungojnë as lotët e futbollistëve të cilët duartrokasin të gjithë në mbështetje të shokut të tyre.

-->