Me shumë mund, Rashica e mban në Bundesligë Werderin

Futboll 06 Korrik 2020 22:33

Werder Bremen i Milot Rashicës ia ka dalë të qëndrojë në Bundesligë. Bremen luajti baras 2-2 kundër Heidenheim.

Sfida e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa jashtë fushe Werderi shënoi dy gola në fushë kundërshtare.

Milot Rashica luajti nga minuta e parë, por nuk ia doli të linte shenjë. Ai u zëvendësua në minutën e 80′ në atë që mund të konsiderohet si ndeshja e fundit me Werderin, pasi në verë pritet të largohet.

Norman Theuerkauf shënoi autogol në minutën e 3′ duke bërë që sfida të niste mirë për miqtë. Vendasit u munduan të reagonin, por arritën të barazonin vonë, në minutën e 85′ me Kleindienst. Miqtë i vunë kapak me një gol të vonë të Augustinsson që çoi topin në rrjetë për 1-2, por sërish vendasit reaguan me Kelindienst që shënoi një penallti për 2-2.

 Werderi merr frymë lirisht, por shpëton me shumë vuajtje.

-->