Meç i madh këtë javë, Khabibi gati për spektakël, ja data dhe ora e përballjes

Sporte luftarake 21 Tetor 2020 15:20

Khabib Nurmagomedovi, do të ketë një meç të rëndësishëm këtë javë. Mjeshtri i arteve luftarake, do të sfidohet nga amerikani, Justin Gaethje. Meçi do të zhvillohet këtë në shtunë nga ora 20:00.

Khabibi është kampion absolut me 28 fitore dhe asnjë humbje deri tani.

Amerikani Gaethje njihet po ashtu si luftëtar i zoti pasi që nga 24 përballje në karrierë, ka vetëm dy humbje.

Analistët vlerësojnë se Khabibi s’do të ketë fitore të lehtë në përballjen e së shtunës.

Khabibi së fundi kishte humbur babain nga Covid-19 dhe analistët vlerësojnë se ky fakt mund të ndikojë edhe në formën e tij.

-->