Meçi i shumë përfolur Floyd Mayweather – Khabib Nurmagomedov, babai i Khabibit ka një kërkesë interesante

Sporte luftarake 24 Janar 2020 20:38

Tifozët e shumtë të boksit kanë shijuar sfida të forta në vitet e fundit dhe një ndër to ishte ajo mes Floyd Mayweather dhe Conor Mc Gregor në vitin 2017.

Amerikani nuk e diskutoi në asnjë moment fitoren ndaj irlandezit të njohur.

Mc Gregor u përball në UFC edhe ndaj Khabib Nurmagomedov, betejë që u fitua nga 31-vjeçari nga Dagestani.

Shumë po flitet për një duel midis Mayweather dhe Khabib, teksa tifozët shpresojnë që të vijë sa më shpejt zyrtarizimi.

Ky meç do të sillte fitime me miliona për boksierët, por babai i Khabib, njëkohësisht edhe trajneri, Abdulmanap, tregon kushtin e tij për t’u realizuar kjo përballje.

“Tani po mendojmë për Tony Ferguson dhe pastaj do të kemi Lomachenkon pas 6 muajsh, më pas mund të mendojmë për diçka atë tillë”.

“Maywather është boksieri më i mirë, ka 50 fitore dhe asnjë humbje. Patjetër që dëshiron të sfidojë një tjetër kampion të pamposhtur si Khabibi”.

“Por ka një kusht, duam që sfida në 12 raunde të ketë 11 prej tyre boks tradicional dhe vetëm një sipas rregullave të UFC“, ka thënë babai i Khabib.

-->