Meçi i muajit në boks – gjithçka që duhet të dini

Sporte luftarake 15 Shkurt 2018 17:57

Të shtunën mbrëma, në Mançester zhvillohet një prej meçeve kryesore të vitit në boks dhe pa dyshim ngjarja kryesore në sporte luftarake e dimrit.

Chris Eubank Jr do të sfidojë George Grovesin për titullin botëror të kategorisë së mesme në versionin WBA.

Meçi midis dy boksierëve britanikë, zhvillohet në Manchester Arena dhe është paraparë të fillojë në ora 23:00, sipas kohës sonë.

Meçi deri më tani ka marrë vëmendje të madhe të mediave në Angli, por në fundjavë pritet të jetë një nga ngjarjet e rëndësishme globale sportive.

Ndryshe nga kjo, përveç titullit WBA, meçi është i vlefshëm edhe si gjysmë finale e turneut të madh të boksit që quhet World Boxing Super Series. Në turne kanë marrë pjesë nga 16 boksierë në dy kategori dhe fituesit e turneut do të marrin trofeun Muhammad Ali.

Në gjysmëfinalen tjetër në kategorinë e mesme, që zhvillohet më 24 shkurt takohen Callum Smith dhe Jurgen Braehmer.

Në meçin midis Eubankut dhe Grovesit është i garantuar fondi i shpërblimeve prej 3 milionë funtash që do të ndahet përgjysmë nga boksierët, pavarësisht fituesit.

Kuptohet fituesi i meçit me plasman në finale, ka gjasa që të shtojë të ardhurat e tij nga ky kampionat.

Meçi është paraparë të zhvillohet në 12 runde nga 3 minuta.

-->