Media e madhe botërore raporton për provokimin e Spanjës

Futboll 01 Prill 2021 09:57

Kosova mbrëmjen e kaluar zhvilloi duelin e dytë të grupit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku u mposht me rezultat 3:1 në udhëtim nga Spanja, shkruan Insporti.

Televizioni publik spanjoll (RTVE) nuk ndërpreru transmetimin gjatë intonimit të himnit të Kosovës, por në grafikat e paraqitur, emri i Kosovës u shkruar me shkronja të vogla, duke mos treguar respekt për shtetin e Kosovës.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe media e njohur botërore Blick, e cila e cilëson veprimin e RTVE si një provokim për shtetin e Kosovës.

Ndaj këtij skandali kanë reaguar edhe media të ndryshme botërore siç është GOAL në version gjermanisht, FootballJOE

“Meqenëse qeveria spanjolle nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, televizioni publik i vendit “KOS” shfaqet vetëm me shkronja të vogla në TV Spanjisht. E pakuptimit” – shkroi Goal.

-->