Mediat angleze: Rashica transferohet te gjiganti evropian

Futboll 30 Prill 2019 19:33

Reprezentuesi kosovar, Milot Rashica ka ‘pushtuar’ mediat evropiane të sportit në javët e fundit.

Rashica është duke shkëlqyer me skuadrën e Werder Bremen në këtë sezon, duke shënuar 10 gola në vitin 2019.

Sipas gazetës së përditshme angleze ‘Daily Mirror’, Rashica është duke u monitoruar nga Bayern Munich dhe Crystal Palace, transmeton Insporti.com.

23 vjeçari në ndeshjen ndaj Bayern Munichit zhvilloi një super ndeshje, duke shënuar një gol dhe një asist, por që nuk mjaftuan për ta kualifikuar skuadrën e tij në finale të Kupës së Gjermanisë.

Ndryshe, menaxheri i tij Altin Lala në një intervistë për mediat kosovare ka deklaruar se e ardhmja e Rashicës në Werder nuk është e sigurtë, pasi në futboll nuk i dihet mund të ndodhë gjithçka. /Insporti.com/

-->