Mediat e kryqëzuan, Solskjaeri me deklaratë të papritur për De Gean

Futboll 02 Mars 2020 18:33

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka besim te portieri David de Gea.

Portieri spanjoll po fajësohet për golin e parë në ‘Goodison’ kundër Everton.

Ai reagoi dobët në minutën e tretë, kur Calvert-Luin shënoi për ekipin vendas. Ky ishte gabimi i tretë i De Gea në sezon.

Por, trajneri Solskjer thotë se De Gea është portieri më i mirë në botë.

“Unë i besoj atij 100%. Ai kaloi një periudhë të vështirë sezonin e kaluar, por këtë sezon është shumë i mirë. Unë nuk e di se për çfarë po flisni, por De Gea më tha që ishte i hutuar nga Sigurdson,” shpjegoi Solskjaer për golin e Evertonit në momentet e fundit.

-->