Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer: Ibrahimovici ka vendosur, ja çfarë do të ndodhë në fund të sezonit

Futboll 01 Prill 2020 14:25

Zlatan Ibrahimoviç ka vendosur: në fund të sezonit do të largohet nga Milani. Lajmin e ka bërë të ditur La Gazzetta dello Sport e cila shpjegon se sulmuesi nuk do të rinovojë kontratën e tij me klubin kuqezi.

Siç dihet, ai zbarkoi për gjysmë sezoni, por bashkëpunimi mund të zgjatej nëse palët gjenin akordin e duhur. Me sa duket nuk do të ketë dhe dita e fundit e sulmuesit te “Djalli” do të jetë 30 qershori i këtij viti.

Gjashtë muaj janë shumë pak, aq më tepër që ishte përfolur edhe një karrierë e Ibrës si drejtues te Milani.

Sipas të përditshmes italiane, suedezi është zhgënjyer nga sjellja e klubit, sidomos me drejtuesit e sektorit sportiv. Largimi i Bobanit i ka lënë shije të hidhur Ibrahimoviçit, që nuk po pëlqen edhe mënyrën se si po trajtohet Maldini. Ky i fundit kishte nisur edhe bisedimet me 38-vjeçarin për një akord të ri, çka tashmë duket thjesht një utopi.

Dyshja drejtuese ishin pikërisht shkaku i zbarkimit të Ibrës te kuqezinjtë dhe pa ata, qëndrimi bëhet totalisht i pamundur. Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai është i shqetësuar për rrjedhën që morën ngjarjet dhe ka vendosur të mos luajë për Milanin në sezonin e ri.

Lidhur me menaxhimin e klubi pati shfaqur rezerva edhe menaxheri Mino Raiola, ndaj nuk përjashtohet që edhe ky i fundit të ketë ndikuar në vendimin, ende jo zyrtar, të Ibrës.

Sapo të mbarojë gjendja e emergjencës e krijuar nga Covid-19, Ibrahimoviç do të rikthehet në Milano ku e pret takimi i shumëpërfolur me Ivan Gazidhisin.

Suedezi nuk ka kontaktuar me adrministratorin kuqezi, teksa kontaktet në këto ditë të vështira i ka pasur më të shpeshta me Stefano Piolin.

-->