Mediat italiane e “zbulojnë” trajnerin e ri të Milanit, nuk është Spalletti

Futboll 08 Tetor 2019 12:38

Nuk ka më dyshime, në Itali janë të bindur: Stefano Pioli do të pasojë në stol Marco Giampaolon.

Ai pritet të firmosë ditën e sotme kontratën, ndërsa nesër do të kryejë stërvitje me skuadrën.

Pioli ka pranuar ftesën e Maldinit dhe Bobanit, pasi e njeh mirë Seria A dhe është i lirë në treg.

Mediet italiane kanë zbuluar dhe detajet e marrëveshjes mes klubit italian dhe teknikut 53-vjeçar.

Trajneri i ri do të nënshkruajë një kontratë për dy vite dhe do të përfitojë një rrogë prej 1.5 milion eurosh në sezon.

Një shifër jo shumë e majme për Milanin, por duke parë krizën e klubit është krejtësisht e pranueshme.

Moduli i preferuar i lojës së Piolit është 4-3-3. Ai bën një futboll agresiv dhe me sulmin e Milanit mund të bëjë mirë duke parë dhe elementet që ka në dispozicion.

Qëllimi i tij kryesor është të rilindë Piatek që ka shënuar vetëm dy gola me penallti këtë sezon. /Telesport

-->