Mediat italiane i thurin elozhe mbrojtësit shqiptar për paraqitjen ndaj Manchester Cityt

Futboll 07 Nëntor 2019 11:54

Sfida në “San Siro” nisi menjëherë me gol teksa Sterling kaloi Cityn në avantazh që në minutën e 7-të. Ky takim mund të mbyllej në fundin e pjesës së parë nëse Gabriel Jesus nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Atalanta fitoi me shumë besim, kuptoi që City nuk është i paprekshëm, në minutën e 49-të u rikthyen në lojë me Pasalic i cili barazoi shifrat në 1-1. Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.

Italianët jo vetëm rezistuan por kishin mundësi të ndryshonin totalisht rrjedhën e këtij takimi pas minutës së 81-të ku Bravo u largua nga fusha e lojës me karton të kuq.

Ekipi i Berat Gjimshitit spostoi Cityn në gjysmëfushë por pa mundur të kalojnë Walker, fundi i ndeshjes ishte më të vërtetë i veçantë me mbrojtësin i cili u përpoq në çdo mënyrë për të mbajtur portën e paprekur.

Një 90-minutësh fantastik zhvilloi dhe qendërmbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti, një nga lojtarët më të vlerësuar nga mediat italiane:

“Dominues në lojën në ajër, në një pikë të ndeshjes iu ngjit Mahrez duke mos e lëshuar më. I shkoi pranë dhe golit me një goditje me kokë, nota 7 për Gjimshitin”.