Mediat në Mal të Zi provokojnë Challandesin, përgjigja e tij është profesionale

Uncategorized 07 Qershor 2019 13:29

Para ndeshjes së Kosovës me Malin e Zi në Podgoricë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, mediat në Mal të Zi kanë pasur interes të shtuar për Aro Muricin, portierin e Manchester Cityt dhe komnbëtares së Kosovës, i cili ka luajtur dy ndeshje për kombëtaren U21 të Malit të Zi.

Insporti raporton se pikërisht rreth këtij lojtari është pyetur selektori i Kosovës Bernard Challandes, i cili në pyetjen provokative të gazetarëve vendës është përgjigjur në mënyrë super profesionale.

“Kjo është një situatë specifike, por jo për këtë pjesë të botës. Në kombëtare kemi lojtarë dhe që kanë luajtur për Shqipërinë edhe për Zvicrën…” pohoi Challandes duke iu referuar së kaluarës së Muricit, i lindur në një familje me prejardhje shqiptare nga Rozhaja.

Ai shtoi se “Muric është portier i ri dhe pa dyshim se do të flas me të. Mirëpo, do të flas vetëm për ndeshjen dhe përqendrimin e tij në ndeshje, jo për gjëra tjera”, përfundon deklarata e trajnerit të Kosovës, transmeton Insporti.