Mediat serbe merren me shkrimin e Insportit për skandalin “Bakalli-Djokovic”

Tenis 13 Tetor 2020 22:12

“I shkruva diçka të atit të Novak dje përmes miqëve tanë dhe ai më dërgoi një përgjigjie shumë xhentile sot. Thash se do të jem tek Procesi ngase ata na kanë ndjekur edhe herën e fundit” – kjo është deklarata e Arjan Bakallit për tenistin serb, Novak Djokovic, i cili këndon këngë nacionaliste për Kosovën. Megjithatë, kjo deklaratë e tij kaloi si normale për udhëheqësin e emisionit, Ed Manushi duke e lejuar Bakallin të flet në superlativë për tenistin serb.

Insporti gjatë ditës ka raportuar për skandalin që e shkaktoi Arjan Bakalli në emisionin e famshëm “Procesi Sportiv” të Top Channel. Bakalli i ftuar në rolin e analistit foli në superlativë për tenistin serb, Novak Djokovic, duke e glorifikuar figurën e tij.

Raportimi i Insportit për këtë skandal, ka bërë jehonë në dy mediet më të mëdha serbe, Telegraf.rs dhe Kurir.rs.

Telegraf.rs citoi shkrimin e Insportit në artikullin me titull “Një analist shqiptar erdhi në studio me bluzën e Gjokoviç dhe tronditi publikun: Nole do të vijë në Tiranë?!”.

Edhe Kurir.rs citoi artikullin e Insportit me titull “SKANDALET NE SHQIPERI! Ai u shfaq drejtpërdrejt në program me një bluzë me emrin e Novakut! Shihni reagimin e nikoqirit dhe të ftuarve të tjerë”.

No description available.

Arjan Bakalli dhe drejtuesi i emisionit “Procesi Sportiv”, Ed Manushi, ende nuk kanë reaguar për këtë skandal që kanë shkaktuar në kryeqytetin shqiptar.

Sporti dhe politika nuk janë të njëjtin vend, megjithatë të adhurohet një sportist serb i cili këndon këngë nacionaliste për Kosovën në rrjete sociale, siç bëri herën e fundit në Instagram. Në këtë rrjet social, Djokovic ndjeket nga 7.7 milionë njerëz.

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Procesi Sportiv”, analisti sportiv dhe ish banori i Big Brother Albania, Arjan Bakalli, është paraqitur me një bluzë në përkrahje të tenistit serb, Novak Djokovic.

Novak Djokovic dy ditë më parë humbi në finalen e Roland Garrosit ndaj Rafael Nadal tre me zero në sete. Ishte njëra nga humbjet më të thella të Djokovicit, i cili humbi setin e parë me rezultatin 6-0, gjë që nuk i kishte ndodhur asnjëherë në karrierë.

Por, përkrahje për të ka ardhur befasisht nga Tirana, ku analisti sportiv dhe ish banori i Big Brother Albania, Arjan Bakalli, mbrëmjen e kaluar është shfaqur me një bluzë të serbit, duke ngritur në qiell aftësitë dhe karakterin e 33 vjeçarit të lindur në Beograd.

Në fillim të emisionit, Arjan Bakalli shpalosi maicën ku shkruhej “Novak”, duke u shprehur se një mik i mirë gjendet në ditët e vështira, ku pikërisht pas humbjes ndaj Nadalit, ai kishte vendosur të shfaqte solidaritet me Djokovocin.

“Unë do të dal pikërisht për këtë (humbjen e Djokovic ndaj Nadalit). I shkruva diçka të atit të Novak dje përmes miqëve tanë dhe ai më dërgoi një përgjigjie shumë xhentile sot. Thash se do të jem tek Procesi ngase ata na kanë ndjekur edhe herën e fundit” – u shpreh ai.

Novak Djokovic, pas fitores në ATP Cup, kishte postuar një video në instagram ku dëgjohet duke kënduar këngën Vidovdan 1389, një nga “himnet” nacionaliste serbe në raport me Kosovën, ku glorifikohet miti serb për Kosovën.

Ndaj kësaj video kishte pasur reagime të shumta te shqiptarët, ndër ta edhe ambasadori i Kosovës në Bullgari Edon Cana, i cili e kishte quajtur primitiv tenistin serb pas publikimit të videos.

Por kjo duket si nuk i bën përshtypje Arjan Bakallit, i cili foli në superlativa për Novak Djokovicin, duke u shprehur se ai ka kontaktuar tenistin dhe shpreson që së shpejti ai të vijë për vizitë në Tiranë.

“Zotënilliku që Djokovic e pranoi humbjen ndaj Nadalit e bën atë kampionin që është” – tha ai.

“I ati i Djokovic më ka premtuar që do të vie me dy vëllezërit në Tiranë. Unë ju shkruva dje dhe ata më kthyen një përgjegjie shumë simpatike, ku midis tjerash thoshte se situata me Covid na ka penguar, por shumë shpejt do jemi në Tiranë” – u shpreh ai.

Novak Djokovic është aktualisht numri një në ATP rënditjen me 11,740 pikë të grumbulluara.

Djokovic e nis mirë vitin 2020, duke triumfuar në Australian Open, GrandSlami i 17-të në karrierë, por pastaj u përjashtua nga US Open pasi goditi gjyqtarët me top dhe së fundi humbi në finale të Roland Garros ndaj Rafael Nadal./Insporti.com/

-->