Mediat serbe shkruajnë për trajnerin e Feronikelit, përmendin fyerjet ndaj shqiptarëve

Futboll 06 Gusht 2019 20:48

Mediat serbe kanë reaguar pasi ish-lojtari i Partizanit të Beogradit, Dejan Vukicevic, është bërë trajner i Feronikelit.

Mediat në Serbi kanë reaguar me shkrimet e tyre kur kanë kuptuar se ish ish-futbollisti i Partizanit, është emëruar trajner i një klubi nga Kosova.

“Ish-futbollisti i Partizanit dhe trajneri i Vojvodinës, Dejan Vukiçeviç është shefi i ri i shtabit teknik të Feronikeli të Kosovës nga Glogovci” ka shkruar Kurir.

“Vukicevic ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare, dhe promovimi i trajnerit të ri do të bëhet sot në orën 18:00”, shkruan kjo media e cila shquhet për gjuhën e saj në pezhorativ për shqiptarët.

“Në ndeshjen që u luajt në Bratisllava, tifozët e Sllovanit përdorën parullat ‘Kosova është Serbi’, por kjo nuk vlen për të”, shkruan mes të tjerash ky portal.

Kujtojmë që Vukicevic veshi fanellën e Partizanit nga viti 1994 deri në 1997.

Për trajnerin malazez ka shkruar edhe Blic.rs, e cila po ashtu ka folur për eliminimin e Feronikelit nga Europa Liga dhe po ashtu për brohoritjet raciste serbe në Sllovaki gjatë ndeshjes KF Feronikel-Slovan Bratislavi.