Mediet çeke me vlerësim të jashtëzakonshëm për tifozët e Kosovës

Kombëtarja 07 Shtator 2019 14:40

Se kosovarët bëjnë lojë të bukur në futboll, po e dëshmon edhe interesimi i medieve të huaja.

Një artikull për Kosovën ka përgatitur edhe sport.cz, para ndeshjes që do ta luajë Kosova kundër Çekisë.

Fillimi i artikullit është në këtë formë “Të vazhdojmë ëndrrën ‘Dardanë’”. Kur futbollistët e Kosovës po hynin në fushë para ndeshjes me Bullgarinë, stadiumi i Prishtinës u mbulua nga një koreografi gjigante që mbante këtë mesazh. Kosova, një shtet i shkatërruar nga luftërat në Ballkan, ëndërron pjesëmarrjen në Euro 2020”.

E si duket tifozëria e Kosovës ju ka lënë përshtypje, pasi që në artikullin e tyre kanë thënë se nëse stadiumi i Kosovës do të kishte kapacitet prej 200 mijë ulëseve, tifozët do ta mbushnin lehtësisht.

Po ashtu në këtë artikull është cituar edhe Christian Eriksen, për komentet që i kishte dhënë pas ndeshjes miqësore me Kosovën ku kishte thënë : “Unë do i them Anglisë se mposhtja e Kosovës nuk do të jetë e lehtë për ta”.