Mediet në Shqipëri e “gozhdojnë” Andin Lokajn

Kombëtarja 09 Tetor 2019 21:29

Komentatori i Radio Televizionit të Kosovës, Andin Lokaj është bërë me punë të dytë, shkruan Insporti.com.

Ishte vetë komentatori Lokaj që e bëri të ditur se ai do të jetë spikeri zyrtar i ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës në emisionin “Imazh” në RTK. “Ta shohim se si do të shkojë. Nuk e kam provuar kurrë atë detyrë. Në bashkëpunim me FFK-në do ta shohim se a do tia dalim kësaj pune”, ka thënë ai.

Pas kësaj deklarate të tij, mediet në Shqipëri ia kanë kujtuar deklaratën e tij që kishte bërë bujë në rrjetet sociale. Gazeta online shqiptare “VipSport” e ka quajtur si komentator i polemikës.

 

Lokaj një muaj më parë kishte bërë një deklaratë të çuditshme, pikërisht në studion e po të njëjtit emision. “Unë nuk e dua Shqipërinë o vlla, e dua Kosovën. Këto janë sene të babadimrit. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”, ishin fjalët e Lokajt, të cilat bënë që në rrjetet sociale të fillonte një diskutim i gjerë rreth dy përfaqësueseve dhe a duhej lejuar një ndasi e tillë që të shprehej publikisht.

Ndërsa, gazeta më e madhe shqiptare e sportit “Panorama Sport” ka shkruar se Federata e Futbollit të Kosovës ka punësuar ‘komentatorin që nxiti urrejtje ndaj shqiptarëve’.

 

Testi i tij i parë si spiker do të jetë nesër ndaj Gjibraltarit. “Dardanët” nesër do të zhvillojnë ndeshjen miqësore me Gjibraltarin në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 18:00. /Insporti.com/

 

Lokaj ofendon rëndë kombëtaren shqiptare: Une nuk i dua ata o vlla

 

-->