Mediet serbe: Kolarov dhe Shaqiri bashkëlojtarë

Futboll 14 Janar 2020 21:00

Roma është duke kërkuar zëvendësuesin e talentit italian, Nicola Zaniolo, i cili pësoi lëndim të rëndë në derbi ndaj Interit, shkruan Insporti.com.

Gazetari i njohur italian për transferime, Fabricio Romano ka shkruar se Roma ka kërkuar huazimin e Xherdan Shaqirit, por që klubi anglez e ka refuzuar.

Për këtë kanë shkruar edhe mediet serbe. “Kolarov dhe Shaqiri në të njëjtin klub? Liverpooli e ndalon transferimin”, ka shkruar mediumi serb “mondo.rs”.

 

Ndërkohë, mediet serbe kanë shkruar se ky refuzim do të thotë që futbollisti shqiptar nuk do të jetë bashkëlojtarë i serbit Alexander Kolarov te Roma.

Meqë ai ka luajtur pak këtë edicion për Liverpoolin, klubi romak e mendoi si në opsion, por Jurgen Klopp ka thënë jo.

“Liverpool Echo” shkruan se Liverpooli i ka thënë Romës se nuk ekziston asnjë shans që ta lëshojë Shaiqrin në dimër.

 

 

-->