Mediet serbe për duelin mes Mazrekajt dhe djalit të Arkanit: Veljko do të përballet ndaj luftëtarit të Haradinajt

Boks 09 Qershor 2019 13:36

Boksieri kosovar, Petrit Mazrekaj do të përballet kundër serbit Veljko Raznatovic, i cili është djali i Arkanit.

Mediet serbe kanë shkruar për këtë ballafaqim mes dy boksierëve.

“Kjo, sipas medieve në Kosovë, do të jetë sfida më e madhe në karrierën e Mazrekajt sepse do të përballet me djalin e Arkanit, që deri më tani ka regjistruar 17 fitore, 13 prej të cilave me nokaut dhe nuk ka asnjë humbje”, shkruan mediumi serb “telegrafrs”

Image

 

Ende nuk dihet se ku do të zhvillohet meçi, por data është 31 gusht.

I pyetur se në çfarë raundi pret që ta nokautojë rivalin e tij, Mazrekaj tha: “Mendoj, si në rastin e bashkëkombësve të tij, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me të në raundin e parë, maksimum në të dytin”.

Ai shtoi se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ia ka ndaluar atij që ta zhvillojë meçin në Beograd.

“Lokacioni ende nuk është vendosur sepse serbët duan që të jetë në Beograd dhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe të tjerët ma kanë ndaluar që të shkojë në Serbi sepse nuk është e sigurt për mua, për shkak se kam mposhtur serbë të tjerë. Ne ende jemi duke negociuar”, tha Mazrekaj.

Më herët, Mazrekaj është përballur tri herë me boksierë serbë dhe i ka fituar të gjitha duelet.

Ai e kishte nokautuar dy herë Mihajl Halasin në vitet 2012 dhe 2015, derisa e kishte nokautuar edhe Mihajla Finchuran në vitin 2015.

Mazrekaj gjithashtu ka deklaruar se idhulli i tij është Haradinaj.

“Ata janë të gjithë të mirë, mund të mësoj nga të gjithë, por idhulli im është Ramush Haradinaj, unë nuk kam takuar njeri më të fortë”, u shpreh ai. /Zeri.info