Mediet serbe “zbulojnë” planin e Policisë së Kosovës

Futboll 09 Tetor 2019 15:35

Futbollistët dhe tifozët e skuadrës Crvena Zvezda të Beogradit, nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës, ku kishin planifikuar të luajnë me skuadrën serbe Trepça, në kuadër të Kupës së Serbisë.

Për të vazhduar “telenovelën” e nisur javë më parë, mediet serbe së fundi janë marrë me Policinë e Kosovës.

Sipas tyre, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) kanë pasur urdhër t’i arrestojnë futbollistët e Crvena Zvezdas në rast se ata hyjnë në territorin e Kosovës.

“Kurir.rs” shkruan se pas Njësisë Speciale, më në brendi të Kosovës ka pasur edhe forca tjera të shtuara të Policisë së Kosovës.

Sidoqoftë, ndeshja nuk do të zhvillohet në Zveçan, ndërsa Federata e Futbollit e Serbisë ka vendosur që ajo të luhet në Stara Pazovë.