Mediet turke: Muriqi huazohet te klubi evropian

Kombëtarja 18 Janar 2022 11:23

Mediet turke janë duke raportuar vazhdimisht për një transferim të mundshëm të reprezentuesi të Kosovës, Vedat Muriqi nga Lazio në Spartak të Moskës, transmeton Insporti.com.

Sipas medieve turke, Muriqi ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit rus për një huazim deri në fund të këtij sezoni me të drejtë blerje, prej 8 milionë euro.

Ndërsa, vetëm formula e huazimit klubit rus do t’i kushtojë 2,5 milionë e gjysmë.

Ylli shqiptar i Kosovës këtë sezon nuk ka shënuar gol ende dhe në pesë ndeshjet e fundit nuk është aktivzuar fare nga trajneri i Lazios, Mauricio Sarri.

Ditëve në vijim pritet të qartësohet më shumë e ardhmja e ish-sulmuesit të Fenerbahces.

Muriqi ditë më parë në një prononcim ekskluziv për Insportin mohoi zërat për një transferim të tij në Angli te skuadra e West Brom. /Insporti.com/

-->