Mediumi i madh botëror nuk e njeh Kosovën, e konsideron Zvezdën si kampion të vendit në futboll

Futboll 27 Korrik 2020 10:45

Goal.com është njëra nga faqet më të njohura sportive në botë, shkruanInsporti.

Por sot, në llogarinë e tyre në Twitter është publikuar një fotografi aspak e këndshme për vendin tonë, ku nuk është përfshirë Kosova si shtet të pavarur, duke u përdorur një hartë të vjetër në të cilen Kosova është pjesë e Serbisë.

Në foton e publikuar shihen klubet kampione në ligat evropiane por, në vendin ku duhej të ishte logoja e Dritës, skuadrës së sapo shpallur kampione në Superligën e Kosovës, figuron kampion aktual i ligës serbe, FK Crvena Zvezda.

Kujtojmë që Drita u shpall kampion javën e kaluar ndërsa do të luajë në parakualifikime të Ligës së Kampionëve ndaj  Inter Club d’Escaldes, kampionit të Andrroas, klub i cili garon për herë të parë në gara evropiane.

Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, ndërkohë Federata e Futbollit të Kosovës është pranuar në UEFA në maj të vitit 2016, si anëtare me të drejta të plota pas votimit 28-24.

-->