Mediumi i madh italian për golin e Muriqit: Do t’i ndihmojë ta ngrisë moralin

Futboll 03 Shtator 2021 15:21

Kosova fitoi ndeshjen e parë historike në kualifikime për Kampionat Botëror, mbrëmë kundër Gjeorgjisë, me rezultat minimal 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga qendërsulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi.

Këtë sezon Muriqi do të ketë më tepër hapësirë te Lazio, pas largimit te Felipe Caicedo.

Ai është sulmuesi i dytë pas italianit Ciro Immobile dhe në çdo ndeshje po ka minuta, ndonëse jo shumë.

Sezonin e kaluar “Gazzetta dello Sport” e quajti si dështim kosovarin, pasi siç shkruajnë ata, kishin pritur më shumë prej tij, por me fillimin e edicionit të ri, duket se shpresat janë ngritur për 27 vjeçarin.

SHKRIMI I MEDIUMIT ITALIA:

https://www.gazzetta.it/Calcio/Serie-A/Lazio/03-09-2021/lazio-muriqi-gol-col-kosovo-far-dimenticare-caicedo-420952917599.shtml?cmpid=shortener_5b98246cya

-->