Mediumi i njohur e bën ‘horë’ Xherdan Shaqirin – vërehet ky detaj

Futboll 04 Gusht 2020 16:36

Mediat angleze kanë “ngacmuar” Xherdan Shaqirin, pasi ai u kap nga paparacët në një jaht luksoz, në pushimet e tij verore në Ibiza.

Mesfushori i Liverpoolit vendosi të relaksohet në një festë, të cilën e ka shijuar në maksimum, me shumë femra.

Në një moment, Shaqiri shihet i rrethuar nga tri femra seksi, të cilat ishin të veshura me rroba banje provokuese, të cilat nuk i lanë shumë vend imagjinatës.

Por, tabloidi britanik “The Sun”, është përkujdesur që të tallet me moskujdesin e futbollistit nga Zhegra.

The Sun shkruan se si Shaqiri ka harruar që të lyejë trupin për t’u mbrojtur nga dielli, transmeton Insporti.

Tabloidi britanik shkruan se futbollisti shqiptar është bërë i kuq, ashtu si ngjyqrat e fanellës së Liverpoolit.

“Shumë i kuq. Shaqiri e harron kremin e rrezitjes teksa tregon se është djegur nga dielli duke pozuar në jahtin luksoz”.

Shaqiri momentalisht është në pushime, pasi me Liverpoolin u shpall kampion i Premierligës.

Ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë te “të kuqtë”, apo do të bëhet me tjetër skuadër. /Insporti.com/

-->