Mediumi kinez shkruan për Kiana Kryeziun, e paraqet Kosovën si shtet

Sporte të tjera 26 Janar 2022 14:11

Mediumi kinez ‘China Daily’ ka bërë një shkrim për skitaren Kiana Kryeziu, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’.

Në shkrimin për Kryeziun, ‘China Daily’ e ka paraqitur Kosovën si shtet.

E përditshmja që është e shkruar në gjuhën angleze, është pronë e Departamentit të Publicitetit në Partinë Komuniste të Kines, ndërsa burim i këtij shkrimi ka qenë “Associated Press”.

-->