Mediumi malazez shkruan për largimin e Vukiçeviqit nga Feronikeli

Futboll 30 Tetor 2019 18:33

Dejan Vukiçeviq është larguar nga bankina e kampionit aktual të Kosovës, KF Feronikeli, shkruan Insporti.com.

Vukiçeviq gjatë ditës ka dhënë dorëheqje të cilën e ka pranuar kryesia e klubit nga Drenasi. Për largimin e tij nga Feronikeli ka shkruar edhe mediumi malazez “vijesti.me”.

“Lamtumirë pas 12 xhirove: Vukiçeviq dorëhiqet nga stoli i Feronikelit”, ka qenë titulli i mediumit malazez “vijesti.me”.

Aventura e Vukiçeviqit në skuadrën kampione ishte tre muaj.

 

-->