Mediumi serb e quan skandal këtë veprim të tifozëve në ‘Fadil Vokrri’ (FOTO)

Kombëtarja 07 Shtator 2019 22:30

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore të rëndësishme sot në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Djelmoshat e Bernard Challandes kanë arritur ta mposhtin Republikën e Çekisë me rezultat të ngushtë 2:1.

Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda shënuan për vendasit, derisa Patrick Schick shënoi për mysafirët.

Në tribunat e “Fadil Vokrrit”, tifozët shqiptarë vazhdimisht brohorisnin “UÇK, UÇK”.

Ndërsa, kjo nuk iu ka pëlqyer aspak medieve serbe të cilat e kanë quajtur këtë ‘skandal’.

“Tifozët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me fëmijët e ‘Shqipërisë së Madhe’ thirrnin ‘UÇK, UÇK’ në ndeshjen mes të ashtu-quajturës Kosovë kundër Çekisë”, shkruan “Informer.rs”.