Mediumi turk jep lajmin e madh: Muriqi do të rikthehet në Fenerbahçe

Futboll 25 Maj 2021 23:38

Sipas mediumit turk, AAG Sports, Vedat Muriqi, ka njoftuar drejtuesit e Lazios se ai dëshron të luan në Fenerbahçe sezonin e ardhshëm, përcjell
Insporti.com

Akoma nuk ka ndonjë gjë zyrtare mbi të ardhmen e futbollistit shqiptar, mirëpo ky i fundit nuk pati një sezon të mirë në Itali.

Gazetari turk, Yagiz Sabuncuoglu ka thënë: “Muriqi dëshiron rikthimin në Fenerbahçe, ai ka zhvilluar disa telefonata me presidentin e klubit”.

Muriqi ka luajtur në Fenerbahçe përpara se të transferohej në klubin italian, ku edhe pati një nga sezonet më të mirë në karrierën e tij.

-->