Medvedev e poshtëroi Djokovicin në finale të “US Open”

Tenis 13 Shtator 2021 11:33

Novak Djokovic nuk ia doli dot në US Open përballë furisë Daniil Medvedev, i cili fitoi 3-0 (6-4, 6-4, 6-4) ndaj numrit një në botë dhe mori një Grand Slam për herë të parë në karrierë.

Rusi bëri një ndeshje perfektë dhe e nervozoi dukshëm Djokovic. Novak madje i shfaqi nervat, duke goditur me raketë tokën.

Djokovic donte shumë që të kalonte dyshen Federer-Nadal, që kanë fituar nga 20 Slame në karrierë, si dhe të bëhej i treti tenist që i fiton brenda një viti të katërt turnetë e mëdhenj, pasi kishte triumfuar më parë në Wimbeldon, Australian Open dhe Ronand Garros

-->