Menaxherët e njohur i shpallin luftë FIFA-s

Futboll 22 Janar 2020 23:45

Të hënën, datë 21 janar 2020, katër prej menaxherëve të futbollistëve e trajnerëve më të rëndësishëm në nivel botëror janë takuar në një restorant në Londër, për të diskutuar mbi direktivat e rejaqë FIFA synon të imponojë, duke kuzuar rolin e agjentëve në transferime.

Në këtë simpozium londinez, në lagjen e “Mayfair”, ishin prezent Mino Raiola (menaxher ndër të tjerëve edhe i Ibrahimovic, Pogba, De Ligt, Verratti, Insigne dhe Haaland), Jorge Mendes (menaxheri i Cristiano Ronaldo, Jose Mourinho, Joao Cancelo, Ederson, Bernardo Silva), Jonathan Barnett (menaxher i Gareth Bale, Saul Niguez dhe Jordan Pickford), si dhe David Manasseh.

Sikurse raportohet nga mediat italiane, qëllimi i takimit ishin rregullat e reja të FIFA-s, me katër menaxherët që po përgatiten për një betejë ligjore kundër institucionit më të rëndësishëm të futbollit botëror. Motivi: kufizimi i komisioneve dhe përqindjeve që menaxherët tojnë nga tratativa të ndryshme dhe nga kontratat me të asistuarit e tyre.

-->