Mercedes i bindur për rinovimin me Hamilton

Formula 1 02 Shkurt 2018 15:21

Mercedes beson se është vetëm çështje kohe derisa kampioni botëror në Formula 1, Lewis Hamilton, do të nënshkruaj kontratën e re me Mercedes, për ta konfirmuar angazhimin e tij me skuadrën.

Hamilton ka kontratë me “Shigjetat e Argjendta” deri në fund të vitit 2018. Mirëpo Mercedes kanë theksuar se presin që Hamilton do të nënshkruaj kontratën e re dhe përsëriti zërat lidhur me marrëveshjen e re, e cila sipas gjitha gjasave do ta shndërronte Hamilton në sportistin më të paguar britanikë.

Drejtori ekzekutiv i Mercedes, Toto Wolff u shpreh se, Hamilton është shndërruar në një shtyllë aq të rëndësishme brenda skuadrës, sa as nuk vihet në dyshim dëshira jonë që të vazhdojmë bashkëpunimin me të. Sipas Wolff, bisedimet janë duke vazhduar dhe është vetëm çështje kohe kur të dy palët do të rakordohen, me ç’rast do të kemi edhe nënshkrimin e dokumentit final.

Sipas disa përllogaritjeve fillestare, pritet që katër herë kampioni i botës, do të paguhet 60 milion dollar në vit, duke e shndërruar në ngasësin më të paguar në histori të Formula 1.

Lewis Hamilton në skuadër si partner për vitin 2018, do të vazhdoj ta ketë finlandezin Valtteri Bottas i cili nënshkroi edhe një kontratë njëvjeçare me Mercedes.

Përndryshe secila prej top tri skuadrave të vitit 2017 në Formula 1, do ta fillojë sezonin e ri së paku me njërin prej ngasësve të tyre, me kontrata të cilëve do t’u përfundojnë në fund të këtij viti. Marrëveshja e Kimi Raikkonen me Ferrarin ka më pak se 12 muaj, derisa australiani Daniel Ricciardo nuk ka treguar ndonjë interesim për ta vazhduar kontratën me Red Bull, e cila është në fazën përfundimtare të marrëveshjes së tij ekzistuese.

Vazhdimin me Ferrarin të cilin Vettel e nënshkroi në Gusht, do të jetë deri në vitin 2020. Të njëjtën gjë e bëri edhe Max Verstappen, i cili në Nëntor vazhdoi bashkëpunimin me Red Bull për së paku edhe tri sezone tjera, deri në vitin 2020.

Më poshtë keni listën e skuadrave kryesore në Formula 1 dhe kohëzgjatja e kontratave që kanë ata me ngasësit aktual të tyre. /insporti.com

Mercedes Lewis Hamilton – 2018 Valtteri Bottas – 2018
Ferrari Sebastian Vettel – 2020 Kimi Raikkonen – 2018
Red Bull Daniel Ricciardo – 2018 Max Verstappen – 2020
Force India Sergio Perez – 2018 Esteban Ocon – 2018
Williams Lance Stroll -Shumë vjeçare Sergey Sirotkin – Shumë vjeçare
Renault Nico Hulkenberg – Shumë vjeçare Carlos Sainz – Huazim
McLaren Fernando Alonso – 2018 Stoffel Vandoorne – 2018+

-->