Mercedes dominon në testet e para

FASK 19 Shkurt 2020 16:10

Në pistën spanjolle te Montemelo kanë nisur sot testet e para dimërore në Formula 1, ku të gjitha makinat kanë zbritur në pistë me një nga dy pilotët zyrtarë.

Në ditën e parë, më i shpejti në pistë ka qenë Valtteri Bottas me Mercedes, që pati kohën 1’17”323. Në vendin e dytë renditet Sergio Perez me Force India dhe i treti Max Verstappen me Red Bull.

Vetëm i shtati Charles Leclerc me Ferrari, gati një sekondë më i ngadalshëm se finlandezi i Mercedes. Duket se makina gjermane edhe këtë sezon do të jetë më e shpejta në pistë.

Nesër do të zhvillohen testet e ditës së dytë.

-->