Mercedes ndryshon makinën për vitin 2020 – kjo do të jetë pamja e re

Formula 1 10 Shkurt 2020 16:43

Mercedesi ka ndryshuar pamjen e saj këtë vit në Formula 1 duke marrë një dukje mjaft të veçantë.

Drejtuesit e kësaj makine kanë nënshkruar kontratë me partnerin më të ri, INEOS, kompani e cila ka bërë një punë mjaft të mirë në dizajnimin e veturës së re të gjashtë herë kampionëve e F1.

Në veturë vërehen disa ndryshime në dukje, sidomos te ngjyra e kuqe, e cila paraqitet në formë të spërkatjeve në pjesën e argjendtë, transmeton lajmi.net.

Në ballë të veturës, afër gomës së majtë, shihet edhe emri i sponzorit të ri, INEOS. Sponzori i ri paraqitet me ngjyrë të kuqe e cila në fund të emrit kalon në të argjendtë.

Mbetet të shihet nëse ky ndryshim do ta determinojë supremacinë e Lewis Hamiltonit me shokë.

-->