Mercedesi nuk njeh rival – raporti i plotë i garës së Spanjës me pamje

Formula 1 12 Maj 2019 17:18

Gara për Shpërblimin e Madh të Spanjës në Formula 1, e zhvilluar në shtegun në Barcelonë ehde një herë konfirmoi dominimin e plotë të ekipit të Mercedesit në raport me konkurrencën.

Ishte kjo hera e pestë në pesë gara këtë vit që Mercedesi fiton dy vendet e para, kësaj here pasi paraprakisht kishte “okupuar” reshtin e parë startues edhe në kualifikime, raporton Insporti.

Valtteri Bottas kishte pole position, por e humbi pozitën e parë në kthesën e parë, nga e cila mezi shpëtoi pa pasoja më të rënda, meqë pas startit të ngadalshëm, rrezikohej edhe Sebastan Vettel.

Pikërisht një frenim i ashpër në kthesën e parë dhe dëmtimi që i shkaktoi gomës së përparme të djathtë, ia prishi Vettelit strategjinë e garës.

Përderisa Hamilton nuk shikoi prapa që nga kthesa e parë e tutje dhe përfundoi me sukses edhe pit stopet edhe garën, pak e shumë e njëjta mund të thuhet për kolegu ne tij Bottas, të cili vendi i dytë nuk iu rrezikua asnjëherë.

Për pozitë ne tretë luftuan Max Verstappen i Red Bullit dhe dyshja e Ferrarit Vettel e Leclerc. Pas një ndërhyrjeje të Automobilit të Sigurisë, më së shumti përfitoi Verstappen, i cili edhe arriti të ngjitet në podium, si i treti.

Insporti shkruan se gara në Barcelonë është posaçërisht e rëndësishme meqë në këtë shteg bëhen shumica e testimeve gjatë dimrit dhe ky shteg është parametri më i mirë matës për formën dhe shpejtësinë e ekipeve në pjesën evropiane të sezonit.

Duke pasur parasysh këtë lirisht mund të thuhet se Mercedesi duket i paprekshëm dhe do të duhet diçka e jashtëzakonshme nga Ferrari. që të mund të rivalizojë ekipin e fabrikës së famshme gjermane.

Pas garës Hamilton merr primatin tek shoferë kurse Mercedesit është shtuar në renditjen e konstruktorëve.