Merecedesit i prishet festa në Gjermani

Formula 1 21 Korrik 2018 16:22

Ekipi i Mercedesit para garës për Shpërblimin e Madh të Gjermanisë bëri publike lajmet për vazhdimin e kontratave me dy shoferët e vet – Lewis Hamiltonin dhe Valtteri Bottasin.

Mirëpo, festa e Mercedesit para publikut gjerman në Hockenheim, duket se nuk do të jetë e madhe, meqë kualifikimet për garën për Shpërblimin e Madh të Gjermanisë nuk kanë kaluar fare mirë për këtë ekip.

Lewis Hamilton për shkak të një prishjeje në hidraulikën e ndërruesit të marsheve u detyrua ti braktisë kualifikimet dhe ta tërheqë bolidin, kurse Bottas, në pjesën e fundit të kualifikimeve nuk ishte më i shpejtë se shoferët e Ferrarit.

Kështu Sebastian Vettel do të niset nesër nga pole position në Hockenheim, kurse Bottas do të niset i dyti prapa tij.

Bottas në fakt është në sandviç të Ferrarive meqë Raikkonen niset i treti dhe od të tentojnë që të sigurojë vikend të përsosur për ekipin italian, në kohën kur vazhdimi i kontratës së tij me Ferrarin nuk është i sigurt.

Verstappen niset i katërti për Red Bullin, kurse Magnussen, Grosjean, Hulkenberg, Sainz, Leclerc dhe Perez janë në top 10 në start.

Hamilton, për fatin e tij të mirë kishte vendosur kohë në pjesën e parë të kualifikimeve, por jo në të dytën dhe kështu do të niset i 14-ti, njëjtë si Ricciardo, i cili po ashtu nuk vendosi kohë për shkak të prishjes mekanike dhe do të niset nga pozita e 15-të.