Mërgim Berisha bën postim të papritur, a po e paralajmëron ardhjen te Kosova?

Futboll 18 Tetor 2021 09:15

Sulmuesi i Fenerbahces, Mërgim Berisha ka bërë një postim në llogarinë e tij duke “ndezur” spekulimet për të ardhmen e tij në Përfaqësuesen e Kosovës.

Berisha që ishte pjesë e Gjermanisë U21, raportohet se të ardhmen do t’i mbrojë ngjyrat e “Dardanëve”.

Berisha në Facebook publikoi dy zemra me ngjyrën e verdhë dhe kaltër, duke dhënë sinjale se do t’i bashkohet “Dardanëve”, ngase ato ngjyra janë të flamurit të Kosovës.

Për momentin nuk ka asgjë konkrete, sidoqoftë jep shpresë tek tifozët kosovar se ai do të luajë për ekipin kombëtar.

23-vjeçari pas shkëlqimit te Salzburgu i Austrisë është transferuar te gjiganti turk, Fenerbahce në merkaton e verës.

-->