Mërgim Berisha në ‘radarin’ e Fenerbahces

Futboll 14 Janar 2020 23:15

Fenerbahçe ka shprehur interesim për futbollistin nga Kosova, Mërgim Berisha, i cili është pjesë e Red Bull Salzburg.

Mërgim Berisha në fund të muajit janar mund të jetë futbollist i klubit turk Fenerbahce, shkruan Insporti.com.

Fenerbahce ka shprehur interesim për sulmuesin shqiptar, që karrierën është duke e zhvilluar në klubin austriak Red Bull Salzburg.

Siç raporton “Aksam”, Fenerbahçe e ka vendosur në listën e futbollistëve që mund të transferohen gjatë këtij muaji.

Image result for mërgim berisha

 

 

Berisha ka qenë së fundmi pjesë e Altach, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 17 ndeshje.

Ndryshe, në Fenerbahce është edhe reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili po kalon në formën e jetës, pasi është golashënuesi më i mirë i klubit deri më tani.

Madje, Berisha mund të jetë zëvendësuesi i tij, në rast të largimit të Muriqit pasi shumë klube evropiane janë të interesuara për shërbimet e tij. /Insporti.com/

-->