Mërgim Berisha titullar kundër Olympiacos

Futboll 25 Nëntor 2021 20:21

Mërgim Berisha do e nis ndeshjen nga minuta e parë për Fenerbahcen, shkruan Insporti.com.

Berisha do të udhëheq sulmin e skuadrës turke në sfidën kundër gjigantit grek, Olympiacos.

Fenerbache është mysafir i skuadrës greke në kuadër të grupit në Ligën e Evropës.

Ndeshja do të fillojë nga ora 21:00.

Kjo ndeshje pritet të përcaktojë vendin e dytë të këtij grupi, pasi Olympiacos renditet në pozitën e dytë me gjashtë pikë, ndërsa skuadra turke në pozitën e tretë me pesë pikë. /Insporti.com/

-->