Mërgim Vojvoda asiston përsëri për Torinon në Serie A

Futboll 18 Tetor 2020 16:32

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda sapo ka regjistruar edhe një asistim për Torinon, transmeton Insporti.

Vojvoda ka asistuar për sulmuesin italian, Andrea Belottin i cili barazoi shifrat në 2-2 në takimin që Torino është duke e luajtur si vendas ndaj Cagliarit.

Është ky asistimi i dytë për Mërgim Vojvodën dhe përsëri është për Belottin.



-->