Mergim Vojvoda i heq Milanit 8 milion euro nga duart

Futboll 04 Maj 2021 14:56

Ditën e djeshme zyrtarisht Parma ka vulosur fatin e saj me rënie në kategori pas 3 vitesh në Serie A dhe për të rënë nga liga mjaftoi në gol e mbrojtësit ‘Dardan’, i cili ia dha fitoren Torinos, transmeton Insporti.

Pra, zyrtarisht, ai i hoqi dje Milanit 8 mln euro nga duart! Motivi? Lidhet me paktin që Parma kishte me kuqezinjtë për Andrea Conti.

Në fakt, nëse verdheblutë do të shpëtonin, do të ishin të detyruar të blinin kartonin e mbrojtësit të krahut, diçka që tani nuk do të bëjnë.

Conti do të kthehet te kuqezinjtë dhe kjo tashmë është e pashmangshme… Faji i golit të Vojvodës!

-->